LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj viziton familjen e Rexhep Malës

Hoxhaj viziton familjen e Rexhep Malës

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e Rexhep Malës, heroit të Kombit, i cili u vra bashkë me Nuhi Berishën, nga forcat serbe në vitin 1984.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se nesër bëhen 37 vite prej kur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ushtuan pushkët e lirisë në mesnatën mes 11 dhe 12 janarit 1984.

“Dy trima, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht duke luftuar me policinë jugosllave. Pushkët e tyre ishin paralajmërimi i pushkëve të vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë 15 vite më vonë”, ka shkruar Hoxhaj.


Hoxhaj, tha se u ndje i nderuar që për këtë përvjetor vizitoi familjen e Rexhep Malës, një familje e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë e atdheut.

“Me këtë rast, e sigurova familjen Mala se sakrifica e tyre do të shërbejë përjetësisht si inspirim i ndërtimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/