SHGM-Maqedoni: Gazetarët duhet të jenë në listën me prioritet për marrjen e vaksinë COVID-19
Punonjësit mediak duhet të jenë në listën me prioritet për marrjen e vaksinës kundër CoVid-19. Ky është vlerësimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sipas të cilës gazetarët janë në krah të mjekëve, policëve, ushtarëve dhe uniformave të tjera gjatë përballjes me pandeminë. Kreu i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se gazetarët dhe kameramanët janë të ekspozuar drejtpërdrejtë me rrezikun e infektimit nga virusi korona dhe se ka marr premtimin nga Ministria e Shëndetësisë se do të këtë prioritetet gjatë vaksinimit.
“Po, ne tani më jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë pasi që konsiderojmë se gazetarët nëse jo në ‘frontline’ janë menjëherë pas punonjësve shëndetësor në linjën e dytë të luftës me pandeminë. Nga Ministria e Shëndetësisë kishte disponim dhe në një mënyrë na premtuan se do të jemi në grupin e parë të personave, të cilët do të vaksinohen kundër CoVid-19″, deklaroi Mlladen Çadikovski, Kryetar i SHGM-së.
Gazetari dhe publicisti Mirçe Adamçevski tha se puna në kushte të rrezikshmërisë së lartë duhet edhe të shpërblehet.
“Sa iu përket gazetarëve, meqenëse redaksitë janë private dhe nuk janë shtetërore si policia dhe mjekët financohen nga buxheti i shtetit. Por redaksitë janë private dhe është detyrë e pronarëve të mediave, kryeredaktorëve të vendosin për të shpërblyer gazetarët për shkak se e kanë kryer me sukses punën e tyre në rrethana të rrezikshme”, pohoi Mirçe Adamçevski, ish-Gazetar.
Gjatë kohës së pandemisë qindra punonjës mediatik u infektuan nga virusi korona në krye të detyrës madje disa prej tyre edhe ndërruan jetë. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1 mijë të punësuar aktiv në shtëpitë mediatike private në vend janë të angazhuar aktualisht në informimin e qytetarëve gjatë kohës së pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
“Intimidimi i gazetares”, deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë vazhdojnë me premtime
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City