Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me ministrat Hykmete Bajrami e Besian Mustafa, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit, për të diskutuar për planet e Qeverisë rreth zhvillimit ekonomik.
Hoti ka thënë se bashkë me ministrat kanë biseduar me bizneset për përmbylljen e vitit 2020, por edhe planet që kanë për vitin 2021.
“Sot kishim një takim me komunitetin e bizneseve, bashkë me disa prej ministrave për të diskutuar përmbylljen e vitit 2020, pakon tonë të rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2020, dhe planet që kemi tani për vitin 2021, për të marrë edhe komente dhe sugjerime të bizneseve”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se viti 2020 ishte vit i vështirë, por që kanë arritur të zbutin gjendjen me pakon ekonomike dhe Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi kanë propozuar idetë e Qeverisë së Kosovës për politikat ekonomike, por kanë marrë ide edhe nga bizneset.
“Ka qenë një vit i vështirë, kemi dizajnua një pako të rimëkëmbjes ekonomike që me terma relativ është bukur e madhe, në vlerë prej 360 milionë, dhe plus ligji për rimëkëmbje ekonomike që mobilizon qindra miliona euro direkte edhe indirekt. Tash po fillojmë edhe një start të ri, kemi një pako tjetër të rimëkëmbjes ekonomike, prej 222 milionë euro. Morëm propozime të mira nga bizneset, dhe i propozuam gjithashtu idetë tona për politikat ekonomike gjatë vitit 2021”, ka thënë ai.
Hoti shpreson që të tejkalohet pandemia në mënyrë që institucionet e vendit të merren me zhvillimin ekonomik, si dhe të fokusohen në politikat e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze