Pas trazirave të rënda në Kapitol, anëtarët e qeverisë së Donald Trump po mendojnë ta shkarkojnë presidentin në largim të SHBA-së me ndihmën e një klauzole kushtetuese. Demokratët thanë se Trumpi nuk ishte “mendërisht i shëndoshë”.
Pas sulmit ndaj parlamentit të SHBA, Kapitolit nga mbështetësit militantë të Presidentit në largim Donald Trump, po përmendet edhe një shkarkim i parakohshëm i Presidentit.
Sipas informacioneve të medias, anëtarët e rangut të lartë të qeverisë së Trumpit kanë diskutuar për një shkarkim të mundshëm.
Kusht paraprak: “paaftësia” e Presidentit
Sipas informacionit të transmetuesve amerikanë CNN, CBS dhe ABC, këto mendime thuhet se bazohen në një nen shtesë të kushtetutës amerikane, i cili në parim e lejon kabinetin të shfuqizojë presidentin.
Si parakusht, “amendamenti i 25-të” përmend që Presidenti nuk është “i aftë” të “ushtrojë detyrat dhe kompetencat e zyrës së tij”.
Kriteret për këtë “paaftësi” nuk janë të përcaktuara, në përgjithësi kihen parasysh cenime fizike ose mendore.
CNN citon liderë anonimë republikanë që kanë thënë se Trumpi ishte “jashtë kontrollit”.
Zëvendëspresidenti Pence i dënoi trazirat
Që Trump të shkarkohet nga kabineti i tij, iniciativën duhet ta mbështesë zëvendësi i tij, Mike Pence.
Sipas nenit shtesë të kushtetutës amerikane, votimin e kabinetit për ta shkarkuar presidentin duhet ta drejtojë zëvendëspresidenti.
Pence ka qenë gjatë mandatit katër vjeçar të Trumpit shok besnik i tij, por kohët e fundit është distancuar nga ai.
Ai i dënoi trazirat përpara Kapitolit dhe e kundërshtoi kërkesën e Trumpit, që ai ta pengojë Kongresin, të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve.
Në bazë të postit të tij, Pence është gjithashtu Kryetar i Senatit.
Demokratët: Trumpi “mendërisht jo i shëndoshë”
Në një letër drejtuar Pence, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kërkuan shkarkimin e parakohshëm të Trumpit nga qeveria e tij.
Presidenti që kishte humbur zgjedhjet kishte nxitur një kryengritje dhe “u përpoq të minonte demokracinë tonë”, shkruanin anëtarët demokratë të komisionit juridik.
Trumpit nuk është “mendërisht i shëndetshëm” dhe është i paaftë për të “përpunuar dhe pranuar” rezultatin e zgjedhjeve.
Procedurë e ndërlikuar
Procedura për shkarkimin e presidentit, e parashikuar në “amendamentin e 25-të” është e ndërlikuar – nëse do të fillojë vërtet, ajo mund të mos përfundojë përpara se të përfundojë mandati i Trumpit.
Sepse vetëm një vendim i kabinetit nuk është i mjaftueshëm për largimin e përhershëm të presidentit.
Vërtetë që presidenti shkarkohet menjëherë nga detyra, po të dorëzojnë një deklaratë përkatëse në Kongres zëvendëspresidenti dhe kabineti.
Por Presidenti mund t’i vërtetojë aftësitë e tij me një kundërdeklaratë, e cila menjëherë do ta rikthente atë në detyrë.
Në hapin tjetër, zëvendëspresidenti dhe kabineti duhet të deklarojnë edhe një herë paaftësinë e presidentit, e cila do të çonte sërish në shkarkimin e tij të përkohshëm nga detyra.
Kongresit do t’i duhej atëherë të votonte për një shkarkim të mundshëm përfundimtar brenda 21 ditësh. Për këtë do të nevojitej një shumicë prej dy të tretash. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj