Studiuesja e letërsisë, Evalda Paci, ka botuar vepërn “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”. Autorja rrëfen se veprat që kanë pasë qasjen më të drejtpërdrejtë nga latinishtja janë të Frang Bardhit, Marin Barletit dhe Gjon Buzukut.
“Qasja më e drejtpërdrejtë me gjuhën latine dhe latinishten e vonë është ‘Dictionarium latino-epirocum’ i Frang Bardhit (1635). Është një qasje jo vetëm e drejtpërdrejtë, por dhe konkrete, se janë lemat që përballen me njëra-tjetrën. Qartë flasin dhe veprat e Marin Barletit, botime të 1500-s, që janë shkruar në gjuhën latine, por me një referincialitet të qartë ndaj arealit tonë, si kur flitet për ‘Rrethimin e Shkodës’ (1504) dhe për ‘Historinë e Gjergj Kastëriotit’ (1508-1510). Ndërsa, ‘Meshari’ i Gjon Buzukut nuk ka ndonjë largesë kohore të konsiderueshme nga Fjalori i Frang Bardhit, por përmban një terminologji që tregon qartë ndikimin nga latinishtja. Latiniteti është i pranishëm thellësisht në veprat e vjetra shqipe. Është një argument që mund të flitet dhe më shumë se në këtë botim”, thotë Paci.
Teksa tregon se ky studim vjen falë gjurmimeve që e kanë zanafillën në periudhën e kërkimeve gjatë mësimdhënies së gjuhës e kulturës latine në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ajo ndalet edhe tek rëndësia që ka përafrimi i njohjes së gjuhës latine me arkivat. “Mendoj se sa u përket përafrimit të studiuesve me arkivat dhe materialet arkivore duhet bërë më shumë. Është një element që i mungon akoma albanologjisë në ditët e sotme”. /Report TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...
BERKELEY ST BRIDGE
Të jesh inteligjent do të thotë të dish se sa idiot je
GJUHA SHQYPE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri