Nga: Aurel Plasari
Një nga titujt më zbavitës të mbarë gjuhësisë shqiptare: “Jashtëvënie të mënyrës për të traituar fjalët e rea”, 1923.
Dhe ja disa nga fjalët “e rea” shqipe që “gjuhëtari” propozon:
Diturak = journaliste (d.mth. sot gazetar);
Gjëhëshmoj = réaliser;
Gjëhëshmëzim = réalisation;
Mbikohësí = actualité;
Kuptonjësí = intelligence;
Bashkëvënie = composition;
Ndërpërkërimtar = investigateur;
Përmbipërdorëzishmërisht = abusivement;
Jashtëheqësisht = éxeptionnellement;
Kundërzballoj = confronter;
Prejbëj = constituer;
Bashkëderdh = confondre;
Ndërfelloj = étudier;
Prejderdhje = conséquence;
Ndërfundëshmërí = perfection;
Prejdërgimtarí = mission;
Çveshtimësí = indulgence;
Mbipalim = application;
Bashkëkyçje = conclusion;
Mbimendim = réflection;
Shumësendëshmësí = variété;
Likshpëlqim = indignation;
Ndërfaqohem = se présenter;
I jashtëdalë = excessif;
E mosprejhikshme = inévitable;
I mospërparapërkujdesur = non préoccupé;
Ndënëvënie = supposition;
Bashkëmbushje = complément;
I mosbashkëmbushur = incomplet;
Jashtëdalje = excès;
Jashtëheqje = exception;
Pasbërje = imitation;
Etj.
Që të mos zgjatem, një nga kulmet është bërja “shqip” e fjalës “scrupule” (skrupull) si: Pleshtfrevënie, pra nga plesht-fre-vënie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh