LAJMI I FUNDIT:

PSD e Molliqajt i del në mbrojtje liderit të VV: Gjithçka na ndan me Kurtin, por statusin e qytetarit duhet mbrojtur

PSD e Molliqajt i del në mbrojtje liderit të VV: Gjithçka na ndan me Kurtin, por statusin e qytetarit duhet mbrojtur

Partia Socialdemokrate ka reaguar, pas publikimit të aktvendimnit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, idhur me zgjedhjen jokushtetuese të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, e ku thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese thotë se për të shmangur në të ardhmen situata të tilla, duhet koordinim institucional kur bëhet fjalë për kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.


Në bazë të aktgjykimi i Kushtetueses personat e dënuar në formë të prerë, në tre vjetët e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet, që i bie se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund të garojë për deputet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lidhur me këtë, Partia Socaldemokrate thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka punë me zgjedhjet dhe vullnetin politik të qytetarëve. “Ajo po bëhet mjet presioni dhe organ disiplinimi për politikanët. Drejtësia, përpara se të bëhet normative, duhet të jetë komunikimi i parimeve të barazisë dhe universalitetit”.

“Gjithçka na ndan me Albin Kurtin. Me botëkuptimin e bindjet e tij. Jemi të bindur se profili i tij ideologjik do të prodhojë një model qeverisës që ka nevojë për rezistencë”, thuhet në komunikatën e PSD, transmeton Telegrafi.

“Vendimet arbitrare shtetërore nuk janë rrugë as mënyrë për ta privuar askënd nga jeta politike. Për më tepër, çfarë kërkohet këtu është disiplinim më tepër sesa ndalim. Deputet nuk mund të jesh, por kryeministër edhe bëhesh. Zmbrapsja para këtij absurdi është pranim i shantazhit disiplinues. Ku i dihet, e shohim pastaj nëse vërtetë je zgjedhur kryeministër”.

Më tej PSD thotë se vendimi i Gjykatës është skandaloz në parim. “Vepër penale mund të jetë edhe një aksident komunikacioni. Ky lloj kufizimi është privues ndaj lirive politike të qytetarëve. Vendimi motivon konformizëm dhe dëgjueshmëri për këdo që vepron politikisht. Politika është hapësirë lirie që duhet ta zgjerojmë, dhe jo kufi e ndalesë ku veprimi penalizohet”.

“Ligji është ndalesa që teksa shumëfishohet e përgjithësohet bëhet normë. Edhe një herë e shohim gjënë e njëjtë, sërish shpjegimi i njëjtë mbetet. Është ligji që e prodhon mëkatin dhe jo e kundërta. Prandaj përparimi shoqëror ka qenë historikisht në konflikt me ligjin që konservon dhe mirëmban gjendjen ekzistuese”, thotë PSD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori