LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë

Një 25-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës.

Sipas njoftimi të policisë është qëlluar drejt shtetasit Eduard Pica, i cili fatmirësisht nuk është dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës. /TCH/