LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 40% e qytetarëve mendojnë se Podujeva ishte një ndër humbjet më të mëdha të LDK-së

Sondazhi nga Pyper: 40% e qytetarëve mendojnë se Podujeva ishte një ndër humbjet më të mëdha të LDK-së

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me bastionet e LDK-së dhe pozitën e kësaj partie në elektorat.

44% e qytetarëve mendojë se LDK në zgjedhjet e ardhshme komunale do të humb të gjitha bastionet që ka aktualisht. 27% e respodentëve mendojë se kjo parti do të humb disa bastione në zgjedhjet komunale, derisa rreth 7% mendojnë se LDK nuk do të humb asnjë bastion.


Por mbi 67% e qytetarëve mendojnë se LDK nuk do të arrijë që në zgjedhjet e ardhshme komunale të merr ndonjë bastion që e ka humbur ndër vite. Vetëm 10% mendojnë se LDK mund ta rikthejë ndonjë bastion që e ka humbur.

40% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se humbja e Podujevës është ndër humbjet më të mëdha të LDK-së. 38% e tyre humbjen e Podujevës e shohin si humbjen më të madhe të LDK-së. Ndërsa vetëm rreth 7% e qytetarëve  humbjen e LDK-së në Podujevë nuk e shohin si të rëndësishme.

Sipas 69% të qytetarëve që i janë përgjigjur sondazhit, largimi i Vjosa Osmanit ka ndikuar në humbjen e Podujevës derisa 31% e tyre mendojnë se largimi i saj nuk ka ndikuar në rezultatet e Podujevës.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori