LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Tragjedia në Ferizaj na mësoi se shëndetësia ka nevojë për investime afatgjate, nuk mund të mbijetojë me improvizime

Osmani: Tragjedia në Ferizaj na mësoi se shëndetësia ka nevojë për investime afatgjate, nuk mund të mbijetojë me improvizime

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pacientët të cilët po trajtohen aty pas shpërthimit që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar 42 persona.

Osmani pas vizitës tha se kjo tragjedi që ka ndodhur sot është mësim se në shëndetësi investimet duhet të jenë afatgjata.


Ajo theksoi se prioritet në të ardhmen duhet të jetë një qendër për djegie, të cilën e kanë të gjitha spitalet e Evropës, kërkesë kjo edhe e mjekëve të QKUK-së.

“Besoj se dhe kjo tragjedi, vërtetë e vështirë, na ka mësuar se shëndetësia kërkon investime afatgjate, nuk mund të mbijetojë me improvizime dhe harrnime, por kërkon që secili prej nesh t’i kthejë sytë këtu. Sepse, kot është të bësh investime të tjera, kur qytetarët nuk e kanë shëndetin. Siç e përmenda më herët, kërkon sigurim shumë më të madh nga institucionet shtetërore, a i përket rregullativës dhe kontrollës rreth bombolave të gazit, sepse nuk është hera e parë që ka raste të tilla që kanë pasoja në njerëz”, u shpreh ajo.

Osmani u uroi shërim të shpejt të lënduarve, dhe tha se do të jetë në kontakt me mjekët për të qenë e informuar për gjendjen e këtyre të lënduarve edhe gjatë ditëve në vijim.

“Secili prej nesh duhet t’i japim zë kërkesës së drejt të mjekëve këtu që të kemi një Qendër të Djegies, të cilën e kanë jo vetëm shtetet e rajonit por të gjithë Evropës, dhe kjo të vendoset si prioritet për cilindo plan të ardhshëm për investim në sektorin e shëndetësisë Shërim të shpejt të gjithë pacientëve, edhe këtyre në Prishtinë por edhe atyre në Ferizaj”, u shpreh Osmani gjatë konferencës për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori