LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK

Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK

E plotësuar: Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani kanë pranuar 15 të lënduar nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj.

Lenjani gjatë konferencës së përbashkët për medie me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se tre persona janë në kujdesin intensiv, ndërsa edhe 10 të tjerë janë duke u trajtuar nga kirurgët plastikë në Emergjencë.


Po ashtu, Lenjani tha se një vajzë e moshës 20-vjeçare është dërguar në Klinikën e Ortopedisë pasi ka pësuar edhe thyerje.

Në Klinikën Emergjente gjithsej kemi 15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës. Për momentin janë katër të pranuar, tre në kujdesin intenziv, pas trajtimit të plagëve të djegies, dërgohen në mjekim intenziv qendror, ndërsa një e moshës 20 vjeçare, si pasojë e djegieve të fytyrës, kokës e qafës dhe për shkak të thyerjes së kokës së qafës së femurit dërgohet në Ortopedi. Kurse, 10 të tjerë janë ende në Emergjencë, që janë duke trajtuar nga mjekët kirurgët plastik në sallën operative. Kemi pasur një bashkëpunim me Spitalin Regjional, kemi pasur informacionin e menjëhershëm dhe kemi pasur kohë t’i bëjmë gati hapësirat dhe t’i pranojmë pacientët për trajtim”, tha Lenjani.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë konferencës për medie ka thënë se gjatë vizitës së tij ai ka parë për së afërmi se pacientët janë duke marrë trajtimin e duhur.

“Fati i mirë është se të gjithë janë në jetë, janë duke e marrë trajtimin e duhur shëndetësor, me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që i ka Emergjenca në Prishtinë, por edhe profilet tjera të cilat janë angazhuar, në trajtimin e tyre. I vizituam edhe fizikisht, për së afërmi. Vlen të theksohet edhe koordinimi i mirë i QKUK dhe Spitalit Rajonal të Ferizajt tregon përkushtimin e profesionistëve tanë shëndetësor, dhe mbi të gjitha shpëton edhe jetë, si në këtë rast”, tha Zemaj.

Ministri Zemaj u uroi shërim të shpejt të lënduarve dhe porositi familjarët të kenë sa më pak shqetësim, pasi të lënduarit janë në duar të sigurta.

“Më lejoni tu shprehi shëndet e shërim sa më të shpejt të gjithë të lënduarve dhe familjeve të tyre sa më pak shqetësim, sepse të gjithë besoj se janë në duar të sigurta të mjekëve tanë. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës profesionistët shëndetësor e kanë mbështetjen e plotë dhe falënderimin për punën dhe përkushtimin e tyre”, tha Zemaj.

—-

Nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi sot pasdite në një lokal në Ferizaj, numri i të lënduarve ka arritur në 42.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 42, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë Reka.

Ai ka shtuar se nga 42 të lënduar 12 prej tyre janë dërguar për në QKUK. /Telegrafi/

—-

E plotësuar: Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për Telegrafin se nga shpërthimi që ka ndodhur sot janë lënduar 31 persona.

Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bombole të gazit.

Ai ka shtuar nga 31 të lënduarit shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK. /Telegrafi/

—-

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shpërthimi të ketë qenë i madh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.

Telegrafi është duke provuar të marrë përgjigje nga ana e policisë për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori