LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 për qind e rusëve thonë se gjendja e tyre ekonomike do të jetë e vështirë gjatë vitit 2021

Mbi 70 për qind e rusëve thonë se gjendja e tyre ekonomike do të jetë e vështirë gjatë vitit 2021

Shtatëdhjetë e tre për qind e rusëve mendojnë se gjendja ekonomike gjatë vitit aktual do të jetë e tensionuar.

Kështu thuhet në raportin më të ri të Qendrës ruse për Hulumtime “Levada Center”, duke shtuar se, vetëm 17 për qind e respondentëve mendojnë se do të jetë e qetë.

Sipas kësaj qendre, në hulumtimin e bërë nga data 18 deri 20 dhjetor 2020, një nga dhjetë rusë, nuk e dijnë se si do të jetë gjendja.


“73 për qind e rusëve janë përgjigjur se gjendja ekonomike për vitin 2021 do të jetë e tensionuar, kurse 17 prej tyre thonë se do të jetë e qetë. 10 për qind nuk e dijnë se si do të jetë”, thuhet në hulumtim, përcjell Telegrafi.

Hulumtimi i Levada Center mbi gjendjen ekonomike të rusëve gjatë vitit 2021

Nga llogaritjet e viteve të kaluara, gjithnjë e më shumë rusë thonë se gjendja e tyre po përkeqësohet.

Në vitin 2016, mbi 80 për qind e rusëve ishin përgjigjur se gjendja ekonomike në vend po tensionohet. Kjo gjendje e tyre, po vjen nga fakti se pas aneksimit të Krimesë, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

Ditë më parë, një kontraktor norvegjez në “Nord Stream II” ka refuzuar të mbështesë projektin e tubacionit të gazit të drejtuar nga Gazpromi rus.

Kompania norvegjeze DNV GL tërhiqet nga projekti i gazsjellësit rus 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu Kompania norvegjeze DNV GL tërhiqet nga projekti i gazsjellësit rus 'Nord Stream II'

Det Norske Veritas – Germanischer Lloyd (DNV GL), i cili është i ngarkuar me procedurat e verifikimit, konfirmoi se ka ndaluar punën në gazsjellës.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sanksione ndaj kompanive që nuk hoqën dorë nga projekti i “Nord Stream II”.

Si dhe SHBA-ja ashtu dhe Polonia e Ukraina janë kundër ndërtimit, duke thënë se projekti do t’i japë Moskës një avantazh mbi Gjermaninë. /Telegrafi/