LAJMI I FUNDIT:

Hoti thotë se ia ka dërguar Osmanit propozimin për drejtorin e ri të AKI-së

Hoti thotë se ia ka dërguar Osmanit propozimin për drejtorin e ri të AKI-së
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Hoti ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje”.


“Në bazë të bisedave që kam pas me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër Ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI-së”.

“Iniciativa ka qenë e imja”.

“Ligji më kufizon në çfarë do informate rreth kësaj çështje, unë mund të them se e kam ftuar në zyrë dhe kam diskutuar me të pastaj e kam liruar nga puna. E kam përcjell letrën tek ushtruesja e detyres së presidentit, Vjosa Osmani, dhe ka rënë dakord”, është shprehur Hoti.

“Janë ndërruar fatkeqësisht dhe do ndërrohen sa herë që kryeministri i vendit ose presidenti nuk e ka besimin e tij”.

“Nuk ka asnjë tendencë që ajo pozitë të politizohet, ajo është një pozitë shumë e ndjeshme për vendin”.

“Tashmë i kam bërë propozim Ushtrueses së Detyrës së Presidentit për drejtorin e ri”.

“Brenda 20 ditëve nga shkarkimi do të vijë drejtori i ri. Nuk më lejohet që ta them emrin”.

Hoti mes tjerash ka folur edhe rreth shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

“Kam vlerësuar që performaca e drejtorit të Policisë nuk është në cilësinë e duhur. Përfshirë rastin e Karaçevës e raste të tjera”.

“Ndër pikat kryesore të kësaj qeverie është fuqizimi i rendit në vend dhe nuk mund të lejojmë të ketë mos efikasitet të Policisë”.

“Rasti i grabitjeve të fundit të bankave dhe bankomateve të ndryshme, si të pranojë unë që zyrtarë të lartë brenda Policisë të lënë repartin e forenzikës jashtë funksionit për kohë të gjatë”.

“Njerëzit ikin nga vendi i ngjarjes, Forenzika dhe Policia e ka këtë punë që në kohë rekord të gjejnë se kush janë ata njerëz. Ata nuk mund të zhduken pasi janë me makina, lënë shenja të gishtërinjve dhe gjurmë të tjera”, tha Hoti në KlanKosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori