LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Gjilanit konfirmon vrasjen e katërfishtë në Pozharan të Vitisë

Prokuroria e Gjilanit konfirmon vrasjen e katërfishtë në Pozharan të Vitisë

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur të mërkurën në Pozharan të Vitisë.

Viktimat janë katër anëtarë të së njëjtës familje.


Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Ngjarje tragjike në Pozharan të Vitisë - burri vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten
Lexo po ashtu Ngjarje tragjike në Pozharan të Vitisë - burri vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Telegrafi/