LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje tragjike në Pozharan të Vitisë – burri vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten

Ngjarje tragjike në Pozharan të Vitisë – burri vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten

E plotësuar: Sipas prokurorisë, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Dorasi është mërgimtar që punon dhe jeton në Zvicër dhe në Kosovë ka ardhur për pushime.


Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, ka thënë se nuk mund të jep më shumë detaje lidhur me rastin.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjes. Për momentin nuk i dimë detajet se si ka ardhur deri te kjo vrasje. Unë jam në vendngjarje por nuk po mundem ende me vërejtur. Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në ora 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si nuk mund të dimë. Prokuroi i rasti është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për IML”, tha ai.

*****
Katër të vrarë në Pozharan të Vitisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Viti, pasi dyshohet se katër persona janë vrarë në Pozharan.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se ende nuk kanë më shumë informacione, porse ka konfirmuar se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë.

“Është e vërtetë që ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozharan të Vitisë. Ende nuk kemi më shumë informacione dhe ekipet e Policisë janë në vendngjarje”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori