LAJMI I FUNDIT:

Viti i dështimit – Përfaqësuesja e Kosovën nuk mori as për së afërmi rezultatet që priteshin prej saj

Viti i dështimit – Përfaqësuesja e Kosovën nuk mori as për së afërmi rezultatet që priteshin prej saj

Viti 2020 ishte për t’u harruar për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pasi “Dardanët” patën rënie të madhe gjatë vitit, që ndryshe po njihet si viti i COVID-it.

Kosova kishte marr hovë të madh në vitet 2018 e 2019, ku u bë edhe sensacion botëror, duke mahnitur me paraqitjet, por viti që e lamë pas ka qenë mjaft i zbehtë për yjet verdhekaltër.


Kosova i numëroi një pas një dështimet, duke bërë që humbjet të ktheheshin në gjë normale.

Pa dyshim, humbja më e madhe ishte ajo nga Maqedonia e Veriut (2-1) në kuadër të Play-offit për Kampionatin Evropian.

Kjo bëri që ekipi i Bernard Challandes ta lëshojë mundësinë jetike për t’iu afruar kualifikimit.

Përpos që nuk arriti të shkonte në Euro 2020, ekipi kosovar u përball me mungesa të shumta, duke i përfshirë këtu lëndimet dhe mosardhjet e lojtarëve shkaku i koronavirusit, pasi klubet dhe shtetet ku jetonin shpesh herë nuk i lejonin.

Kjo rezultoi edhe me një seri të zezë prej 10 ndeshjesh pa fitore, prej tyre 8 humbje e 2 barazime, respektivisht më shumë se një vit pa u gëzuar.

Gjithçka nisi me humbjen në miqësore ndaj Suedisë, ku nuk luajtën lojtarët kryesor, për tu mbyllur me fitore ndaj Moldavisë (1-0) në muajin nëntor ku edhe i dhanë fund kësaj serie negative.

Sidoqoftë, kjo fitore nuk e arsyeton dështimin e Vedat Muriqit e Milot Rashicës me shokë në Ligën e Kombeve, ku krahas Moldavisë, e kishin në grupin C të Ligës 3 edhe Greqinë e Slloveninë.

Kosova e mbylli grupin në vendin e tretë me pesë pikë, prej tyre tri humbje, dy nga Sllovenia dhe një nga Greqia në Prishtinë.

Ndërkohë, “Dardanët” e mposhtën Modavinë në shtëpi dhe barazuan me të në udhëtim.

Ata ia nxorën një pikë edhe Greqisë i mysafirë.

Një vit për tu harruar, por duke shpresuar që viti 2021 të jetë më i mirë. /Telegrafi/

Rezultatet e Kosovës në vitin 2020

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori