LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj nga Tirana: PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës

Hoxhaj nga Tirana: PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se qeveria e ardhshme në Kosovë do të udhëhiqet nga partia e tij.

Nga Tirana ku po qëndron në një vizitë zyrtare, kandidati i PDK-së për kryeministër tha se së shpejti do të dalin me platformë për integrim të mirëfilltë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Unë jam mandatar nga PDK-ja që të udhëheqim qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe jam i sigurt që PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kam qenë gjatë në pozita të ndryshme në Kosovë. Qëllimi im është që të kemi një mendim dhe plan të ri në raport me Shqipërinë sa i përket bashkëpunimit politikë se nuk mundemi të sillemi në parametrat e 2008 se çka të bëjmë me 2020. Këtë drejtim do të bëjmë përpjekje që të dalim me një platformë politik dhe një integrim të mirëfilltë të ekonomisë më Kosovë dhe Shqipërisë për t’i larguar të gjitha barrierat”, tha ai.


Hoxhaj pasi u prit në takim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkoi edhe qëndrim të përbashkët të dy shteteve shqiptare për Gjykatën Speciale dhe disa nga temat madhore të Kosovës.

“Ne mendojmë se faktori politikë në Shqipëri, gjitha institucionet duhet t’i japim mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë. Jemi mirënjohës për qëndrimet që kanë mbajtur deri më tash. Por kërkojmë që edhe të ardhmen të këtë një konsistencë të tillë se as Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, e Rexhep Selimi nuk janë si individë në Gjykatë. Karakteri i luftës kauza jonë për liri, aspirata jonë për të qenë të lirë dhe sovranë qëndron pranë gjykatës dhe gjithë shqiptarët duhet të jenë unik në këtë temë. Pasi lufta e drejtë e UÇK-së është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë”, u shpreh ai.

E nikoqiri i takimit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Shqipëria do të kontribuojë për t’i qëndruar Kosovës në krah për sfidat që e presin.

“Kontributi më i madh që Shqipëria duhet dhe do të jap është që të qëndrojë fuqimisht në krah të Kosovës, në krah të institucioneve të Kosovës për një qëndrim sa më unifikuar të të gjithë faktorëve politik, duke braktisur çdo agjendë apo keqpërdorim personal të sfidave që përballet Kosova dhe duke unifikuar vullnetet tona për të dalë triumfues mbi këto sfida. Duke avancuar procesin e njohjes ndërkombëtar të Kosovës, duke insistuar në procesin e njohjes së ndërsjellët të Kosovës dhe Serbisë si parakusht për proceset stabilizuese dhe integruese në Ballkan”, tha ai.

Lideri opozitar foli edhe për procesin e arrestimit nga Gjykata Speciale të ish krerëve të UÇK-së, ku tha se i njëjti nuk duhet të kthehet në gjykim ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

“Një proces që assesi nuk duhet të lejohet të kthehet në një gjykim ndaj Kosovës dhe luftës çlirimtare dhe për këtë kërkohet një bashkërendim i gjithanshëm i forcave politike në Kosovë e Shqipëri”, tha ai.

Hoxhaj pritet të qëndrojë tërë ditën në Tiranë, ku do të takojë edhe liderë të tjerë politikë e institucional.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori