Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja është shumë e përgatitur për këto zgjedhje në të cilat synon që të dalë e para.
Ajo tha se PDK-ja në këto zgjedhje futet më e përgatitur se kurrë.
“Ne kemi një strukturë të jashtëzakonshme dhe të konsoliduar mirë. Puna e kryesisë me organet e partisë ka nisur të intensifikohet ku kemi takime pothuajse çdo ditë me degët dhe kemi filluar me aderimet”, tha ajo.
“Ne garojmë në këto zgjedhje për vendin e parë dhe për të udhëhequr qeverinë. Sondazhet po e qesin PDK-në jashtëzakonisht mirë, pavarësisht diskutimeve që i kemi dëgjuar këtyre ditëve. Konsiderojmë së sondazhi më i mirë është vota e qytetarit dhe këtë votë e përkrahje PDK-ja do ta ketë me kontratën që do ta bëjmë me qytetarin e Kosovës – me programin e mirë që do të prekë fushat kryesore që janë beteja me pandeminë, çështjet ekonomike dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës”.
Por, a kanë zyrtarët e PDK-së komunikim me ish-kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli i cili po përballet me Gjykatën Speciale në Hagë?
“Komunikimi i tij është në kohën kur Kadri Veseli e ka të lejuar që të komunikojë me familjen dhe përfaqësuesit e PDK-së. Mungesa e tij është hendikep, por PDK-ja është sfiduar jashtëzakonisht shumë në shumë procese. Një nga sfidat më të rënda ka qenë ky vit i rëndë ku është cenuar jo vetëm PDK-ja, por edhe shteti, me aktakuzat e Gjykatës Speciale për figurat më kredibile të Kosovës. Pavarësisht këtij fakti që Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe po përballen me këtë proces kjo do të na shërbejë që ne të konsolidohemi edhe më shumë. Po punojmë shumë që të ofrojmë programin më të mirë. PDK e ka shumë të nevojshme që të rikthehet për të vazhduar funksionimi i mirëfilltë i shtetit”.
Deliu-Kodra, në Sytë 7 në Klan Kosova, e ka lënë të hapur mundësinë që PDK-ja të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor.
“Në fazën në të cilën jemi është ende herët që të deklarohemi, sepse nuk kemi ende datë për zgjedhje. Sapo të ketë diskutime dhe nëse do të arrijmë marrëveshje me ndonjë nga subjektet e vogla politike pa dyshim që do të qartësojmë pozicionin tonë. E rëndësishme është që ta ruajmë identitetin tonë politik dhe ta lidhim kontratën me qytetarin e Kosovës. Një vit i qëndrimit tonë në opozitë dhe konsistenca që kemi pas nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dëshmuar që PDK-ja nuk do të bëhet asnjëherë patericë e pushtetit”.
A ka PDK-ja vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje, ose ndonjë parti tjetër politike?
“Nuk kemi pas vija të kuqe. Besoj që në traditën e mirë të lidershipit të PDK-së është që e kemi kuptuar saktë që vullneti i qytetarëve dhe ata qytetarë të cilët votojnë shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe ne asnjëherë nuk do të kemi vija të kuqe me partitë politike shqiptare”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova