LAJMI I FUNDIT:

Wolves ua ndalon lojtarëve të bëjnë ‘shopping’ pas rritjes së rasteve të coronavirusit

Wolves ua ndalon lojtarëve të bëjnë ‘shopping’ pas rritjes së rasteve të coronavirusit

Wolverhampton Wanderers ua ka ndaluar lojtarëve të tyre që të bëjnë blerjet ushqimore në një përpjekje për t’i mbrojtur ata nga infektimi me COVID-19.

Pjesë të mëdha të Anglisë janë në bllokim pasi rastet janë rritur në të gjithë vendin në muajin dhjetor.


Rastet kanë rifilluar të shfaqen edhe nëpër klube të ndryshme, ku Manchester City të premten konfirmoi katër të tilla.

Manchester City konfirmon dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit të infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Manchester City konfirmon dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit të infektuar me COVID-19

Kjo ka bërë që klubi i Wolves të ndalojë blerjet nëpër markete për lojtarët e tyre.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e vetvetes”, ka thënë fillimisht menaxheri i Ujqërve, Nuno Espirito Santo.

“Që nga fillimi i pandemisë, stafi ynë në kuzhinë mblodhi një kuti të madhe me gjërat themelore që na duhen dhe gjatë momentit të lartë të pandemisë, të gjithë e patën atë”.

“Ndërsa filloi të përmirësohej, ne thamë: ‘Në rregull, tani jeni të lirë të shkoni dhe të bëni pazaret tuaja.’ Por tani nivelet po rriten dhe ekziston një ndryshim i ri për të cilin të gjithë janë të shqetësuar, ne filluam ta bëjmë përsëri. Kështu që lojtarët dhe familjet e tyre nuk po shkojnë në supermarkete”.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e vetvetes. Ka kaq shumë njerëz që kujdesen për ne”, përfundoi trajneri i Wolves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori