LAJMI I FUNDIT:

Viti si në përralla i Martin Braithwaite – ai dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur në futboll

Viti si në përralla i Martin Braithwaite – ai dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur në futboll

Udhëtimi i Martin Braithwaite është një nga shembujt i qartë se si futbolli dhe jeta janë me plot me kthesa.

Një vit më parë, sulmuesi danez ishte në Leganes dhe po përgatitej për një betejë që ta shpëtojë ekipin nga rënia.


Tani, në fund të vitit 2020, ka pasur një kthesë të çuditshme, pasi ai është në Barcelonë dhe ka startuar në të gjitha ndeshjet e fundit.

Sulmuesi nënshkroi më 18 shkurt, pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit, si blerje emergjente pas dëmtimit të Ousmane Dembeles. Barcelona pagoi për të 18 milionë euro, që ishte klauzola e tij e lirimit për tu larguar nga Leganes.

Në muajt e mbetur të sezonit 2019/20, ai luajti 406 minuta në 11 ndeshje, ku filloi vetëm në katër prej tyre, ku shënoi vetëm një gol – kundër Celta Vigos.

Në verë, 29-vjeçari ishte një nga lojtarët e lidhur me një largim nga Camp Nou. Lojtari, megjithatë, këmbënguli se do të qëndronte te Barcelona dhe ia arriti.

Megjithatë, nën drejtimin e Ronald Koeman ai nuk luante shumë. Deri në fund të nëntorit, ai do të kishte luajtur vetëm 47 minuta në gjashtë ndeshje. Por, diçka ndryshoi.

Që kur shënoi dy gola kundër Dinamo Kiev më 24 nëntor, ai ka luajtur gjithnjë e më rregullisht.

Ai ka luajtur nëntë herë që nga ajo ditë, duke filluar tetë ndeshje dhe duke shënuar pesë gola.

Trajneri holandez e ka shpërblyer punën e madhe të Braithwaite në stërvitje, ndërsa edhe shkathtësia e tij gjithashtu e ka ndihmuar.

“Ai po punon mirë dhe po bën shumë përpjekje, duke kontribuar shumë sepse ai mund të luajë në pozicione të ndryshme”, kishte thënë Koeman.

Braithwaite, ndërkohë, është i kënaqur me pozicionin e tij dhe ndau një mesazh për Krishtlindje.

“Krishtlindjet e para në Barcelonë, shpresoj se të gjithë po kalojnë një kohë të mrekullueshme me njerëzit që duan”, shkroi ai në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori