LAJMI I FUNDIT:

Ish deputeti tregon 10 kushtet që duhet të plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër

Ish deputeti tregon 10 kushtet që duhet të plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka treguar se me çfarë kandidati duhet të garojë partia e tij për kryeministër.

Grainca, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar 10 kushtet që duhet t’i plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër.


Postimi i plotë i ish deputetit të LDK-së:

“KANDIDATI I LDK-së PËR KRYEMINISTËR

Duhet që:

1. Të jetë rugovist me bindje dhe unifikues.
2. Të ketë nivel intelektual, moral e kombëtar.
3. Të vij nga shkolla politike e LDK-së, e jo nga ata që janë katapultuar në kryesi të LDK-së.
4. Të mos jetë nga klubi i disa zyrtarëve e qeveritarëve “përfitues e të dyshuar” për korrupsion brenda LDK-së dhe në institucione.
5. Të mos jetë në shërbim të klaneve dhe të partive tjera sikur kanë vepruar disa zyrtarë të lartë të LDK-së.
6. Të mos jetë i ricikluar si një humbës i zgjedhjeve nacionale e lokale në të kaluarën.
7. Të mos ketë qenë pjesë e klaneve, e grupeve parpolitike që e përqan LDK-në.
8. Dikush që e respekton strukturën, aktivistat dhe vendimet e LDK-së.
9. Të njoh dhe respektoj votën qytetare.
10. Ta njoh e të besoj në shtetin e Kosovës”, ka shkruar Grainca.

Ndryshe, Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë afat prej 40 ditë ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori