LAJMI I FUNDIT:

I zuri duke konsumuar drogë në Ferizaj, një person sulmohet me thikë

I zuri duke konsumuar drogë në Ferizaj, një person sulmohet me thikë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte me disa shokë, kishte vërejtur disa persona duke konsumuar substancë narkotike dhe në momentin që është ofruar afër tyre njëri nga të dyshuarit e kishte kishte sulmuar me një mjet të mprehtë në fyt.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:19, në Ferizaj.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me disa shokë kishte vërejtur disa persona duke konsumuar substancë narkotike  dhe në momentin që  është ofruar afër tyre  njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë në fyt. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/