Mbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs De Ligt, që u ble për 85 milionë euro nga Ajax, thotë se nuk është penduar që ka zgjedhur Zonjën e Vjetër.
Pas fillimit të vështirë, vendosjes në qytet të ri, dëmtimit të shpatullës, qendërmbrojtësi 21-vjeçar ka filluar të shkëlqej.
Ai në një intervistë për ueb faqen ‘The Athletic’, ka folur për periudhën e tij te Juventusi.
“Unë gjithmonë kam menduar se ky ishte vendi më i mirë për mua dhe nuk jam penduar kurrë që kam zgjedhur Juventusin”.
“Për një mbrojtës është gjithmonë një sfidë e madhe për të treguar veten si i huaj në kampionatin italian, por unë i dua sfidat e mëdha”, ka thënë fillimisht ai.
De Ligt foli edhe për shokët e tij në repartin e mbrojtjes si Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.
“Unë jam me të vërtetë me fat të luaj me të njëjtët lojtarë që i shikoja në TV. Bonucci është me të vërtetë i mirë në fazën e ndërtimit të lojës dhe kështu që unë flas me të shumë dhe e pyes se çfarë bën. E njëjta gjë vlen edhe për Chiellini, i cili është shumë i mirë në markimin e lojtarëve, edhe unë përpiqem të mësoj nga ai”.
Edhe me Holandën nuk mungojnë shembujt, ku flet me nota të larta për Virgil Van Dijk.
“Unë gjithashtu luaj me Van Dijk në ekipin kombëtar. Në fund të fundit, megjithatë, është e rëndësishme të krijosh stilin personal të lojës dhe të mos filloni të imitoni dikë”, ka thënë De Ligt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar
Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi
Morën fitore spektakolare në derbi - Gattuso puth në gojë lojtarin e tij
Pas vetëm tri ndeshjesh në Ligën Premier, publikohet emri i trajnerit që pritet të shkarkohet
Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin
Bashkëlojtarët te Real Madridi "ia humbin topin" Mbappes, ndrësa Endrick në rolin e magjistarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet