LAJMI I FUNDIT:

Mbappe nderon me fjalë të mira trajnerin Tuchel pas shkarkimit nga PSG

Mbappe nderon me fjalë të mira trajnerin Tuchel pas shkarkimit nga PSG

Kylian Mbappe i ka dhënë nderime trajnerit të larguar të Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, duke shtuar se “askush nuk do ta harrojë” kohën e tij në krye të klubit nga Parc des Princes.

Lajmi u hap në prag të Krishtlindjeve se gjermani ishte shkarkuar nga pozicioni i tij në klub pas triumfit të skuadrës së tij në Ligue 1 ndaj Strasburgut të mërkurën.

Megjithëse, PSG ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e 47-vjeçarit, Tuchel duket se i ka dhënë fund ‘magjisë’ së tij prej dy vite e gjysmë si trajner i francezëve.


Mbappe, i cili u vendos si njëri nga talentet më të shquar të sportit dhe vazhdoi të lulëzojë nën drejtimin e Tuchel te PSG – ishte i shpejtë për të nderuar menaxherin e tij dhe punën e tij te klubi nga Ligue 1.

“Fatkeqësisht është ligji i futbollit. Askush nuk do ta harrojë kohën tuaj këtu”.

“Ju keni shkruar një pjesë të mrekullueshme të historisë së klubit dhe unë ju them: faleminderit, trajner”, ka shkruar Mbappe në rrjetet sociale.

Akti i parë i madh i Tuchel pasi arriti të pasonte Unai Emeryn në maj të 2018 ishte të sanksiononte një marrëveshje të përhershme për Mbappe pas një periudhe huazimi shumë të suksesshëm në klub nga Monaco.

Gjermani, i cili fillimisht filloi karrierën e tij si trajner i Augsburg II në 2007, ngriti reputacionin e tij në Mainz midis viteve 2009 dhe 2014, ndërsa më vonë ishte trajner i Borussia Dortmundit para se të merrte drejtimin e PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Serie A
Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

La Liga
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori