Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 176.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se mënyra si mjekët e kanë menaxhuar me pandeminë është model dhe është bërë punë e jashtëzakonshme, në veçanti duke pasur parasysh resurset e kufizuara.
Hoti theksoi se pavarësisht telasheve, asnjë pacient nuk ka ardhur në situatë që të mos arrijë të shtrihet në spital.
“Jemi në fund të kësaj pandemie, po shpresoj në tre katër muajt e ardhshëm dhe kërkoj mirëkuptimin e juaj që të mbahet sistemi i mobilizuar edhe ta përmbyllim me sukses këtë aktivitet që do të mbetet në historinë e shëndetësisë së Kosovës”, u shpreh një ditë më parë Hoti, pas vizitës në SHSKUK.
Duke folur për masat në fuqi, tha se është krijuar disiplinë e mirë për respektimin e masave nga qytetarët, por sipas tij, duhet ai “sprinti i fundit” për të dalë në krye të pandemisë.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi në një konferencë për media pas vizitës së kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti tha se asnjë pacient nuk ka mbet asnjë ditë të vetme pa oksigjen dhe pa trajtimin e duhur.
Krasniqi bëri të ditur se shumë shpejt brenda dy muajve të ardhshëm të gjitha spitalet do të kenë furnizim me oksigjen të lëngshëm dhe do të zëvendësohen në tërësi bombolat e oksigjenit.
Duke folur për punën e SHSKUK-së, ai tha se objektiv për vitin e ardhshëm mbetet ngritja e disiplinës në punë, komunikimi me pacientë, respektimi i orarit të punës, raporton Telegrafi.
Krasniqi apeloi që festat e fundvitit të kalohen në familje dhe të respektohen masat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e 20% për gjuhën shqipe
Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, deklarohet Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta
Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian