Maqedoni: Ekspertët kritikojnë listimin e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore me konceptin e ri në arsimin fillor
Listimi i gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për nxënësit joshqiptarë, nuk është modeli adekuat që duhet ta zbatojë një vend shumë-gjuhësor si Maqedonia e Veriut, vlerësojnë gjuhëtarët. Shqipja nuk është gjuhë e huaj, por gjuhë e mjedisit shoqëror dhe si e tillë duhet të jetë obligative, sqaron profesori, Avzi Mustafa. Sipas tij, premtimet parazgjedhore të partive në pushtet se do ta bëjnë shqipen lëndë obligative për nxënësit joshqiptarë mbeti vetëm premtim parazgjedhor.
“Ishte më tepër për pikë politike. Kjo dëshmon se me të vërtetë duhet të zgjidhet në mënyrë parimore. Në qoftë se në këtë shoqëri multi-etnike duhet të komunikojmë, të kuptohemi duhet t’i mësojmë gjuhët në mënyrë të barabartë dhe duhet të jenë gjuhë obligative e këtij shteti-“, deklaroi Avzi Mustafa, Profesor.
Mustafa thekson se koncepti për arsimin fillor që e promovon Ministrja e Arsimit, Carovska dëshmon se vendi ende nuk e ka stabilizuar sistemin arsimor, por se është në reforma dhe eksperimente të vazhdueshme, në dëm të gjeneratave. Shton madje se koncepti që promovohet si risi nuk është i tillë, pasi është aplikuar në shekullin 19 në Gjermani si “mësim përmbledhës” dhe në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar në ish Bashkimin Sovjetik si “mësim kompleks”. Mustafa është skeptik se koncepti do të realizohet, pasi kërkon ndryshim të strukturës arsimore, metodave të mësimdhënies, librave dhe përgatitjen e tri lloj programeve arsimore të përshtatshme.
“Ka shumë punë dhe besoj se duhet së paku 5 vjet që të zbatohet ky program. Dhe do të jetë pikëpyetje. Sepse këtu ndryshon gjithçka, çdo ministër që vjen nis diçka, kur vie ministri tjetër e kthen në nivelin e mëparshëm. Kështu që ne gjithmonë gjendemi në reforma”, pohoi Avzi Mustafa, Profesor.
Kryeministri, Zaev paralajmëroi se për konceptin e ri do të konsultohen mësimdhënësit, universitetet dhe Akademia e Shkencave. Nga ana tjetër, koalicioni opozitar, ASH AAA një ditë më parë akuzoi pushtetin se me konceptin e ri si zgjidhje hibride, me të cilën tenton ta mjegullojë premtimin parazgjedhor, se brenda 100 ditëve të qeverisjes do ta bëjë shqipen lëndë obligative për nxënësit joshqiptarë, që nga klasa e pestë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Abdullahu: Qeveria Kurti punoi kundër rekomandimeve të SHBA-së dhe BE-së
ASH-Sela: Reformat shëndetësore duhet të bëhen duke investuar edhe në spitalet e rajonit, e jo vetëm në Shkup
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
Donika Gërvalla voton në Gjermani
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti