LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët mundohen t’ia shpëtojnë jetën burrit në aeroplan, që ndërroi jetë nga COVID-19

Pasagjerët mundohen t’ia shpëtojnë jetën burrit në aeroplan, që ndërroi jetë nga COVID-19

Një video që po qarkullon në internet shfaqin pasagjerët që mundohen t’i shpëtojnë jetën një burri me COVID-19, derisa ishin brenda aeroplanit të aviokompanisë United Airlines.

Isaias Hernandez, 69-vjeç ka ndërruar jetë nga coronavirusit më 14 dhjetor, derisa është konfirmuar se ai po udhëtonte në momentet kritike nga Los Angeles, transmeton Telegrafi.


Hernandez nga Los Angeles, kishte pësuar sulm kardiak gjatë fluturimit dhe ndërroi jetë në spitalin e Louisiana, pasi piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në Neë Orleans.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq pasagjerët që rrezikojnë jetën e tyre duke u munduar me çdo kusht ta shpëtojnë Hernandezin duke i dhënë frymë artificiale.

Pasagjeri Steven Chang ishte një prej instruktorëve të dhënies së ndihmës së shpejtë që rastisi të jetë në aeroplan. Ai është filmuar duke i bërë masazh në gjoks tashmë të ndjerit, derisa pasagjerët e tjerë të pushtuar nga paniku mundoheshin ta asistojnë.

Simptomat e COVID-19 kishin filluar dukshëm t’i shfaqen Changut gjatë fluturimit, pavarësisht se kishte rezultuar negativ në testin e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori