LAJMI I FUNDIT:

Tre emrat më të mundshëm për ta pasuar Tuchelin te PSG

Tre emrat më të mundshëm për ta pasuar Tuchelin te PSG

Thomas Tuchel është shkarkuar nga Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino është rreshtuar si pasardhësi i tij, por raportet pretendojnë se Massimiliano Allegri dhe Thiago Motta janë opsionet më të mundshme.

Sky Sport Germany njoftoi se ish-trajneri i Borussia Dortmundit është shkarkuar nga gjigantët e Ligue 1 dhe Mauricio Pochettino duket se do të marrë përsipër ekipin nga Parc des Princes.


PSG e përfundoi vitin 2020 me një fitore 4-0 ndaj Strasburgut dhe përfundoi i treti në ligë, një pikë prapa liderit të Lille.

PSG e shkarkon trajnerin Thomas Tuchel
Lexo po ashtu PSG e shkarkon trajnerin Thomas Tuchel

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Allegri ka qenë i lidhur me ekipin francez në të kaluarën, por përfaqësuesit e Pochettinos thuhet se janë kontaktuar dhe ish-trajneri i Tottenham është i interesuar në këtë pozitë.

Raportet përmendin se Allegri nuk ka qenë në kontakt me Les Parisiens, por gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, përmend se ish-lojtari Thiago Motta mund të jetë një alternativë gjithashtu.

Motta kaloi gjashtë vjet në PSG dhe udhëhoqi Genoa midis tetorit dhe dhjetorit në 2019-20. Ish-mesfushori filloi karrierën e tij si trajner në ekipet e të rinjve të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori