LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Fushë – Kosovë, policia i zë në flagrancë duke bërë shkëmbimin e narkotikëve

Arrestohen tre persona në Fushë – Kosovë, policia i zë në flagrancë duke bërë shkëmbimin e narkotikëve

Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjakovës, sot, më 23.12.2020, pas një hetimi dy mujor, ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve.

Policia njofton se arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve.

Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit:  E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë, D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar.


Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Njëzet e dy (22) paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4537 gram (4 kg e 537 gram) Një veturë, para (2365 euro) dhe tre  telefona.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori