Kodra e Diellit dhe Brezovica do të bashkohen për të tërhequr më shumë turistë
Kodra e Diellit dhe Brezovica si qendër e përbashkët për skijim do të tentojnë të tërheqin turistë, si dhe investitorë potencial.
Këtë e paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pas takimit të djeshëm në Shkup me ministrin kosovar për Tregti dhe Industri, Vesel Krasniqi.
“E njoftova ministrin Krasniqi se ne tashmë e kemi përfunduar studimin e fizibilitetit dhe analizën ‘dju dilixhens’ dhe jemi të gatshëm edhe si qeveri dhe ELEM-Tours në fillim të vitit të ardhshëm, në momentin kur do të marrim informacion nga pala kosovare, të veprojmë bashkërisht me qëllim që të nxisim investitorë më serioz me përvojë më të madhe në pjesën e zhvillimit të qendrave për skijim”, tha Bekteshi.
Ndërsa ministri Krasniqi tha se planifikohet që deri më 25 janar të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme për ekonomitë e të dy vendeve, duke shtuar se kjo do të bëhet pa marrë parasysh se kush do të jetë ministër i radhës në Qeverinë e Kosovës.
“Biseduam për shumë tema dhe bashkëpunime. Shpresoj që shumë shpejt do të nënshkruhen disa marrëveshje, ndërsa në mes tyre edhe që Brezovica të bashkohet me Kodrën e Diellit, në kuptimin turistik, dhe të ofrojmë oferta të përbashkëta për turistët, në mënyrë që t’i lidhim këto vende”, tha Krasniqi.
Ndryshe, në dhjetë muajt e parë të këtij viti ka pasur ulje të këmbimit tregtar me Kosovën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze