LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat alarmante, Evropa e para në botë për nga numri i të vdekurve nga COVID-19 – tejkalohet shifra e 500 mijë viktimave

Të dhënat alarmante, Evropa e para në botë për nga numri i të vdekurve nga COVID-19 – tejkalohet shifra e 500 mijë viktimave

Evropa është bërë rajoni i parë në botë, ku numri i të vdekurve nga coronavirusi ka tejkaluar shifrën prej 500 mijë, në momentin kur varianti i ri i COVID-19 u zbulua në Britaninë e Madhe – duke detyruar autoritetet të shtrëngojnë edhe më shumë masat për luftimin e pandemisë, shkruan Reuters.

Sipas evidencave të agjencisë britanike, Evropa ka raportuar rreth 30 për qind të rasteve me vdekje nëpër botë. Numri i të vdekurve nga COVID-19 në kontinentin e Evropës, është rritur dukshëm muajve të fundit, transmeton Telegrafi.


Që kur rasti i parë i vdekjes është raportuar në Francë gjatë muajit shkurt, kanë kaluar tetë muaj derisa numri i të vdekurve në Evropë arriti në 250 mijë, e gjatë 60 ditëve të fundit është rritur në 500 mijë të vdekur.

Franca, Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe Rusia kanë raportuar qindra mijëra të vdekur, e sipas statistikave të Reuters, në botë aktualisht janë të infektuar 77.5 milionë njerëz, kurse ata që kanë humbur jetën ka shkuar në 1.7 milion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori