Poezi nga: Xhevdet Bajraj
LIRIA…VI
Politikanët tanë u nxituan
t’ia futin lirisë në këmbë të shëndosha
gjembat
Nga këta gjemba
gjenerata tona të tëra
do të vazhdojnë të çalojnë
rrugëve të botës
***
LIRIA… VII
Një i ri që nuk mund të dalë nga Kosova
e hap varrin për prindër dhe për vete
se dikush ua ka prerë zemrat në copa të vogla
si për tasqebap
***
LIRIA… VIII
Ishte kthyer nga SHBA-ja
sepse ia kishin ofruar
postin e drejtorit të fabrikës
për prodhimin e asgjësë
Pas disa muajve
e gjetën të vetëvrarë në zyrë
i ndjeri njëmbëdhjetë herë
pabesisht
i ra vetes thikë pas shpine
si duket
nuk mund të shihte
me sytë e tij
çfarë po bënte
Sidoqoftë
ai zyrtarisht
me thikë pas shpine
hyri në historinë tonë më të re
***
LIRIA… IX
Politikanët kurrë nuk e lënë hajninë
për ditën e nesërme
por vjedhin sot
ditën e nesërme ia kanë lënë popullit
E kanë kuptuar shejtanët
bastardët e atdheut
se fjalorit drejtshkrimor i mungon ajo pjesa
ku shpjegohet se e nesërmja
kurrë nuk vjen
***
LIRIA… X
Tash është vjeshtë në Kosovë
lisat do të mbeten pa gjethe
disa prej tyre edhe pse lakuriq
do ta mbijetojnë dimrin e egër të Ballkanit
disa prej tyre do të vdesin
por do të vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë
t’i presin mërgimtarët që do të kthehen
për t’u varrosur në atdhe
***
LIRIA… XI
Nuk ka gjë me zi
se kur komunisti i shpifur
shndërrohet në anikomunist të shpifur
e i cili botën e sheh
vetëm nëpërmjet zorrës së trashë
të liderit të tij
që rri me revole në brez
në zyrë të shtetit
dhe nga epruveta e tij magjike
prodhon shkrimtarë gazetarë e analistë
që me prodhimtarinë e tyre
përpiqen sa më besnikërisht
ta riprodhojnë
përmbajtjen e zorrës së trashë
të liderit
Dhe janë të saktë në këtë
si vdekja
***
LIRIA… XII
Qëkur
njeriu që kishte lindur i zbathur
i mbathi këpucët
nga lëkura e shtazës që e kishte vrarë
dhe ngrënë
nuk u qetësua më
se rrugës në takim me Zotin
këpucët ia vrisnin
zogjtë
dhe gishtat e këmbëve
jo ndërgjegjen
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A