LAJMI I FUNDIT:

PDK reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet

PDK reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pasi vota e deputetit Etem Arifi ishte jo legjitime.

Tahiri ka thënë se koalicioni qeverisës do të merr fund përmes zgjedhjeve të lira, transmeton Telegrafi.

“Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Tahiri ka thënë se “Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje
Lexo po ashtu Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /Telegrafi/