LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 10 të vdekur dhe 422 raste të reja me coronavirus

Shqipëri, 10 të vdekur dhe 422 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 422  raste të reja me Covid-19, në 1908 testime testime të bëra. Po ashtu, në raportimin ditor, ministria e Shëndetësisë njofton se si pasojë e virusit e kanë humbur jetën 10 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.


Sa i përket rasteve fatale,  nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 422
Të shëruar në 24 orë 631
Të shtruar në spitale 379
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 1908

Testime totale 240,623
Raste pozitive 53,425
Raste të shëruara 28,752
Raste Aktive 23,575
Humbje jete 1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12865
Fier 1700
Durrës 1310
Shkodër 1317
Vlorë 1082
Korçë 1056
Elbasan 939
Berat 918
Lezhë 911
Gjirokastër 552
Kukës 488

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori