LAJMI I FUNDIT:

Vaksinat kundër variantit të ri të COVID-19, nis studimi edhe nga shkencëtarët në SHBA për të parë nëse ende janë efektive

Vaksinat kundër variantit të ri të COVID-19, nis studimi edhe nga shkencëtarët në SHBA për të parë nëse ende janë efektive

Shkencëtarët në Institutin Kërkimor të Ushtrisë Walter Reed, presin të kuptojnë në ditët e ardhshme nëse ekziston një shqetësim që vaksinat e coronavirusit mund të mos funksionojnë kundër një varianti të ri që po përhapet me shpejtësi në pjesë të Anglisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët e Walter Reed ende presin që vaksina të jetë efektive kundër këtij varianti, tha Nelson Michael, drejtor i Qendrës për Hulumtimin e Sëmundjeve Infektive në Institutin Kërkimor Walter Reed.

Të enjten, ekipi i Walter Reed filloi të shqyrtojë sekuencat gjenetike të variantit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, i publikuar në internet nga studiuesit britanikë.


A do të funksionojnë vaksinat aktuale kundër variantit të ri të coronavirusit?
Lexo po ashtu A do të funksionojnë vaksinat aktuale kundër variantit të ri të coronavirusit?

Si hap të parë ata do të bëjnë një analizë kompjuterike.

“Analiza kompjuterike do të na lejojë të vlerësojmë se sa duhet të jemi të shqetësuar”, tha Michael.

“Ekipet e tjera në të gjithë botën po e bëjnë po ashtu këtë analizë”, u shpreh ai.

Nëse analiza kompjuterike tregon se ekziston ndonjë shqetësim, atëherë do të duhen të bëhen studime në laborator dhe në kafshë për të përcaktuar përfundimisht nëse vaksina aktuale do të funksionojë në këtë variant. /Telegrafi/