LAJMI I FUNDIT:

Derbi mbyllet me barazim në “Fadil Vokrri” – Drita është kampione e stinorit vjeshtor

Derbi mbyllet me barazim në “Fadil Vokrri” – Drita është kampione e stinorit vjeshtor

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 për takimin që ishte planifikuar që të zhvillohej në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm 17 minutash lojë me anët të Otto John që shpërdoroi një rast të sigurt.


Drita më pas kishte po ashtu një rast të mirë shënimi, mirëpo Kastriot Rexha (18’) gjuajti jashtë porte.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 39-të, kur Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia, për të zhbllokuar ndeshjen.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Dritën, që kishte disa aksione të mira, mirëpo që arriti të konkretizonte një.

Endrit Krasniqi në minutën e 61-të bëri një driblim të mirë, mirëpo e zuri në pozitë jashtë loje Kryeziun, që nuk arriti të shfrytëzonte atë rast.

Ishte minuta e 85-të, kur Fidan Gërbeshi shënoi nga pika e bardhë për mysafirët, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Ilir Blakçori (90+2′) i Dritës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, por skuadra e tij mori së paku një pikë, duke u shpallur kështu kampione e stinorit vjeshtor.

Pas 18 xhirove të luajtura, Drita vazhdon të jetë lider me 41 pikë, derisa Prishtina është në të tretin me 32 sosh.

Me këtë derbi të zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri, kështu edhe mbyllet stinori vjeshtor, derisa skuadrat do të përgatiten për atë pranveror, por fillimisht do të tentojnë t’i bëjnë disa transferime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori