Situatë e vështirë për ekonominë dhe bizneset si pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe një goditje që po e rëndon jetën e qytetarëve në vend.
Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi duke theksuar se pandemia te bizneset dhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë ka pasur ndikim mjaft të madh.
Ndonëse ende shteti nuk ka shifra zyrtare për numrin e atyre qytetarëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, ministri Krasniqi pohon se pandemia ka ndikuar në uljen e punësimit te bizneset, por sipas tij, nuk janë 30 mijë persona ashtu siç po raportohet nga sindikatat dhe komuniteti i biznesit.
Ai po pretendon se kjo shifër është më e ulët për ata që humbën punën e tyre në pandemi.
“Unë konsideroj që është dëmtuar biznesi sigurisht edhe klasa punëtore, por gjithsesi me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ata punëtorë të cilët janë larguar përkohësisht e që do të mbështeten për me këtë Ligj. Ne presim hulumtimet në fundvit, sigurisht se do të dalim më statistika të sakta. Nuk janë 30 mijë, ne konsiderojmë se numri është më i vogël për faktin se janë të përkohshëm pasiv i numrit të punëtorëve. Shumë prej bizneseve e kanë bërë përkohësisht për shkak të masave të cilat i ka marrë për shkak të orarit të shkurtuar”, thotë ai për KosovaPress.
Veç kësaj, Krasniqi ka thënë se rënie e këmbimeve tregtare në fillim të pandemisë ka qenë 100 për qind, ndërsa në pjesën e dytë 20 për qind.
“Vërtet ka qenë një vit i vështirë për vendin tonë, për ekonominë, bizneset kosovare, por edhe për gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19. Edhe ne si Republikë e Kosovës, bizneset tona, sigurisht që kanë pasur vështirësi sidomos në pjesën e parë të vitit pas asaj mbylljes totale. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Në atë kohë janë ndalur edhe të gjitha eksportet të cilat bizneset tona prodhuese me produktet e tyre kanë pasur kontrata, ndërsa shumë prej tyre janë detyruar t’i prishin kontratat me vendet e tjera”, thekson Krasniqi.
Ai thotë se MTI përmes Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike do të ndaj 10.5 milionë euro për bizneset, siç tha ai janë tri masa që do t’i zbatohen nga MTI-ja, mbështetje me grante për bizneset prodhuese me makineri, teknologji dhe furnizim me certifikata ISO standarde evropiane.
“Tani edhe pse me vonesë ne kemi miratuar në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe përmes këtij Ligji sigurisht janë një mori masash të cilat drejtpërdrejt do ta mbështesin në përgjithësi edhe klasën punëtore, por kjo sigurisht kjo nuk e plotëson kompensimin e dëmit që i është bërë ekonomisë së vendit që llogaritet diku prej 5 deri 7 për qind. Sigurisht që do t’i kemi statistikat në fund të vitit për ulje të zhvillimit ekonomik. Ne i kemi 10.4 milionë euro si MTI të cilat do të shkojnë drejtpërdrejt tek bizneset. Po ashtu, Ligji parash edhe aktivitet të tjera mbështetëse p.sh prej uljen e TVSH-së 18 për qind në 8 për qind, pastaj janë kreditë për ulje të interesit, të cilat drejtpërdrejt do ta mbështesin biznesin. Shpresojmë që do të ndikon sa do pak në një mbështetje bizneseve”, thekson ai.
Përveç kësaj, MTI-ja në vitin e ardhshëm do të mbështet edhe gratë në ndërmarrësi me grante.
Sa i përket mbylljes së bizneseve, Krasniqi ka thënë se vazhdimisht po përcjellin statistikat përmes Agjencisë së Regjistrimit dhe siç thotë ai, nuk është në masën për të cilën raportohet në media.
Ai pranon se ka një ulje sigurisht dhe një pasivitet të bizneseve, kjo te bizneset e vogla, mirëpo, ajo që më së shumti janë dëmtuar është veprimtaria e gastronomëve.
Më tej ministri ka thënë se numri i punëtorëve krahasuar me vitet tjera ka një ulje, por që presin si Qeveri t’i kompensojnë përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë