LAJMI I FUNDIT:

Franca me mbi 60,000 vdekje nga COVID-19, 2020 bëhet viti më vdekjeprurës që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca me mbi 60,000 vdekje nga COVID-19, 2020 bëhet viti më vdekjeprurës që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca tani ka regjistruar më shumë se 60,000 vdekje nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë, me vitin 2020 që bëhet viti më vdekjeprurës i vendit pas luftës së Dytë Botërore.

Shifrat e botuara nga ”Shëndeti Publik i Francës” të premten treguan se vendi tani ka regjistruar zyrtarisht 60,229 vdekje, me autoritetet shëndetësore të shqetësuara për një rifillim të epidemisë menjëherë përpara festave të fundvitit, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Vendi gjithashtu tejkaloi numrin rekord të vdekjeve për një vit kalendarik më 7 dhjetor, tha të premten instituti kombëtar i statistikave i Francës.


Jo për çudi, instituti lidhi vdekjet e tepërta me pandeminë e coronavirusit.

Rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2019, ishte 613,243, një rezultat i një popullsie në rritje dhe plakjes.

Por kjo u tejkalua më 7 dhjetor, me 617,197 vdekje të regjistruara midis asaj kohe dhe fillimit të vitit, tregoi faqja e internetit e INSEE.

Deri më 7 dhjetor, 46,703 më shumë vdekje ishin regjistruar për krahasim me të njëjtën datë të vitit të kaluar, me coronavirusin të përcaktuar si një arsye për pjesën më të madhe të vdekshmërisë.

Ndryshe, Franca ka pasur më shumë se 2.3 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit në mars.

Njerëzit e moshuar kanë qenë viktimat më të mëdha të vdekjeve “të tepërta” – ndërsa vdekjet mes të rinjve nën 25 vjeç janë me 9% krahasuar me vitin e kaluar.

Franca aktualisht ka numrin e pestë më të lartë të rasteve të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë, më së shumti në Evropën perëndimore, ndërsa është vetëm pas Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për vdekjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kalo në kategori