Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar 117 raste të reja me coronavirus.
Gjithashtu raste të reja janë konfirmuar edhe në komuna të tjera të Kosovës, ku gjithsej numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 345 raste.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos