LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk e votoi shokun e skuadrës për çmimet “The Best”

Messi nuk e votoi shokun e skuadrës për çmimet “The Best”

FIFA mbajti mbrëmjen e saj gala vjetore të çmimeve të enjten dhe nuk pati ndonjë surprizë të madhe kur bëhej fjalë për fituesit.

Kishte një befasi, kur u zbulua se si votuan lojtarët, pasi Lionel Messi nuk e përfshiu shokun e ekipit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen midis tre portierëve më të mirë në botë.


Messi i dha pesë pikë portierit Keylor Navas, tre pike Manuel Neuerit dhe një pikë Jan Oblak, në tri zgjedhjet që kishte bërë.

Kjo shkaktoi thashetheme se Messi dhe Ter Stegen nuk kanë marrëdhëniet të mira brenda dhomës së zhveshjes dhe se ata janë larguar nga njëri – tjetëri për shkak të qëndrimeve të tyre të ndryshme në disa çështje të klubit.

Ter Stegen aktualisht nuk është kapiten i Barcelonës , pasi Messi është kapiteni kryesor dhe ndërsa zëvendës-kapitenët janë Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Sergio Busquets.

Kur erdhi puna për zgjedhjet e tre më të mirëve, Messit zgjodhi Neymarin dhe Kylian Mbappe si dy opsionet e tij të para, duke i dhënë më shumë pikë skuadrës së Paris Saint-Germain.

Javët e fundit ai ka qenë i lidhur me një lëvizje në klubin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori