Suedia u ka thënë qytetarëve për herë të parë që të fillojnë të mbajnë maska në transportin publik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, rekomandimet, të njoftuara të premten, përcaktojnë që suedezët duhet të mbajnë mbulesa fytyre në periudhat e pikut kur “bllokimi nuk mund të shmanget” – një kthesë e dukshme nga qasja e kritikuar e vendit ndaj pandemisë.
Po sipas Euronews, kryeministri Stefan Löfven tha se kufizime të tjera do të hyjnë në fuqi, të tilla si përgjysmimi i numrit të njerëzve që mund të hanë së bashku në një restorant dhe sjellja e një ndalimi për shitjet e alkoolit.
Më parë, tetë persona mund të darkonin së bashku, por kjo do të shkurtohet në katër, ndërsa shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00.
Kjo e fundit do të hyjë në fuqi në prag të Krishtlindjes, ditën që suedezët zakonisht shkëmbejnë dhuratat e tyre.
Gjithashtu u njoftuan kufizime të mëtejshme për njerëzit që hyjnë në qendrat tregtare dhe palestra dhe punëtorëve jo-thelbësorë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Nxënësit e shkollave të mesme do të ndjekin mësimet në distancë deri më 24 janar.
Ndryshe, Suedia është kritikuar ashpër në të gjithë botën për atë që shumë e kanë parë si një përgjigje të relaksuar ndaj COVID-19.
Kur pjesa tjetër e Evropës filloi të vinte bllokime në fillim të këtij viti, kombi skandinave jo, duke mbajtur baret dhe restorantet të hapura dhe duke shmangur kufizimet të tjera të rrepta.
Kjo strategji, megjithatë, duket se po demonstron të metat e saj të frikshme ndërsa sektori suedez i kujdesit shëndetësor fillon të sfidohet nën presionin e valës së dytë.
Ndryshe, më shumë se 360,000 suedezë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa rreth 8,000 kanë vdekur.
Ndërkohë, Norvegjia fqinje ka pasur 42,000 infeksione dhe 404 vdekje, ndërsa Finlanda ka regjistruar 32,000 raste dhe 489 vdekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protesta masive në Serbi – si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos