Numri i limituar i pajisjeve mjekësore, hapësirat e pamjaftueshme, dhe limitet profesionale në ofrim të shërbimeve janë disa nga faktet këto që ndikojnë të ketë listë të pritjes për të pranuar shërbime shëndetësore nëpër institucionet publike shëndetësore në Republikën e Kosovës, ku ka edhe mungesë të personelit, kryesisht në fushën e Anesteziologjisë.
Kurse ikja e mjekëve është bërë edhe më arsyen se kushtet e punës nuk janë të përshtatshme për të ofruar shërbime.
Në një intervistë për Telegrafin, përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve të Kosovës, Besim Kodra ka thënë se këto janë disa nga arsyet të cilat po bëjnë që sistemi shëndetësor në Kosovë të jetë në gjendje jo të mirë.
Zgjedhja për të marrë shërbime në sektorin privat para atij publik, tha Kodra bëhet edhe për shkak se nëpër klikat private janë bërë investime shumë më të mëdha dhe se aty qytetarët ndjejnë se po trajtohen më dinjtetshëm.
“Sektori i shëndetësisë publike në përgjithësi është në krizë. Mungesa e investimeve të vazhdueshme ka ndikuar që ata të mos mund ta marrin një trajtim dinjitoz”, tha Kodra për Telegrafin.
“Spitalet janë në nivelin më të keq, për faktin që nuk ka investim të mjaftueshëm”, theksoi Kodra.
Pleurat Sejdiu, drejtor i Odës së Mjekëve të Kosovës ka theksuar se edhe për mjekët është problem mungesa e kushteve të punës.
“Çështja e kushteve të punës, në të gjitha sondazhet që i kemi bo, ka qenë çdo herë, arsyeja kryesore, pse po i lëshojnë vende e punës në publik dhe pse po largohen prej Kosovës. Pastaj kanë ardh si niveli i tretë rrogat. E dyta ka qenë specializimet, gjegjësisht sub-specializimet, apo ngritja profesionale dhe pastaj rrogat. Do të thotë, edhe vet profesionistët shëndetësor e kanë qit problemin e kushteve të punës”, theksoi Sejdiu.
Rreth 51 për qind e qytetarëve të cilët kanë votuar në një sondazh të publikuar në Telegraf, kanë thënë se marrin më shumë shërbime në sektorin privat të shëndetësisë.
Ndërkaq në një raport të publikuar në vitin 2016 për Qasjen në Kujdesin Shëndetësor, thuhej se 59.2 për qind e të anketuarve preferonin të merrnin shërbime në institucione publike.
Në të njëjtin raport, thuhet se 79 për qind e të anketuarve në vitin 2016 kanë zgjedhur sektorin privat shëndetësor për shkak se ka cilësi më të mirë.
Në Kosovë, sistemet publike dhe private janë menduar të punojnë ndaras dhe të funksionojnë të pavarur, por kushtet e tyre të punës, konsiderohet të jenë minimale.
“Prej nga paslufta e deri më sot mjekët realisht me fol, kushtet i kanë pothuajse minimale për të ushtruar funksionin e vet, por unë po filloj prej kushteve të punës, apo mjeteve të punës, që ata do të duhej t’i kishin që të japin shërbimin sa më të mirë të mundshëm, e duke dalur edhe të çështja materiale e tyre, pra në të dyja aspektet, Kosova si Kosovë mjekëve nuk iu ofron atë për çka ata janë të thirrur dhe nuk iu ofron atë që popullata ta merr si duhet”, tha Blerim Syla, kryetari i Federatës së Sindikatave të Kosovës.
Me gjithë kushtet jo të mira, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e nëpër Spitalet rajonale, marrin shërbime diku rreth 7 milionë e gjysmë shërbime të ndryshme, që kryhen brenda një viti.
Kështu ka thënë gjatë intervistës, U.D i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
“Prej tyre për shembull, nëse i shprehim me shifra janë 800 mijë ditë shërimi, pra të spitalizuar gjatë një viti kalendarik, ose kryhen mbi 40 mijë operime, prej tyre rreth 23 mijë vetëm në QKUK dhe 18 mijë tjera në Spitalet e Përgjithshme, kryhen rreth 20 mijë lindje, ofron mbi 1 milionë vizita ambulantore, mbi 2 milionë shërbime të tjera diagnostike, 3 milionë parametra laboratorik, pra është një gamë e gjerë e shërbimeve”, bëri të ditur Krasniqi.
Çmimet në institucionet shëndetësore publike variojnë nga shërbimi në shërbim.
Duke nisur tek një vizitë ambulantore në QKUK me udhëzim të mjekut për të cilin duhet paguar 4 euro e deri të çmimi më i shtrenjtë që është 350 euro, në Kardiologjinë Invazive.
Natyrisht janë edhe kategoritë e specifikuara në mënyrë ekzakte të cilët janë të liruara nga këto bashkëpagesa nëpër spitale dhe QKUK.
Ndërkaq, dihet se pagesa gjithashtu ka në sektorin privat, që sigurisht janë më të larta se në atë publik.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola tregoi për investimet që kanë bërë kohëve të fundit në shëndësi
”Nëse e shohim nga viti 2019, kemi pas shpenzime kapitale i kemi pas dikund 25 milionë euro, situata në vitin 2020 ka ndyshu për të mirëpër arsye se tani kemi dikund rreth 54 milionë euro në total të shpenzimeve kapitale, një pjesë e tyre janë siguruar përmes Bankës Botërore dhe një pjesë janë në kontraktim me CEV, që është institucione financiar, dhe një pjesë është një pjesë që ndahet prej buxhetit. Këto 54 milionë euro të jeni të sigurtë që nuk mundemi gjatë këtij viti të gjitha me i kry, mirëpo janë hap procedurat. Sa i përket vitit 2021 në bazë të kornizës afatmesme ne i kemi ndarë diku rreth 25 milionë, pastaj për vitin 2021 janë nda 26 milinë, ndërsa për vitin 2022 janë paraparë diku rreth 50 milionë. Mirëpo këto nuk janë definitive për shkak se varet edhe prej formave të ndryshme të kreditimit apo edhe prej granteve të cilat munden me ardh si përkrahje ndaj Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Gola.
Duke folur për listat e pritjes për shërbim jashtë vendit, Gola tha se “Lista e pritjes në situata emergjente kur kërkohet realizohet përmes komisionit, dhe komisioni brenda 72 orëve i adreson për kërkesa, ne arrijmë që ato kërkesa emergjente për 72 orë me i adresu. Totali i listës së pritjes nga viti 2019 që i kemi bartë është rreth 220 raste dhe në vitin 2020 janë rreth 370 raste. Pra totali i listës është rreth 590”.
E megjithatë, një investim i madh është bërë së fundmi në Klinikën e Radiologjisë, ku kjo klinikë është pajisur me aparaturat moderne dhe të ofrimi i shërbimeve është shumë më cilësor e i shpejt.
Bujar Gjikolli, drejtor i Klinikës së Radiologjisë ka thënë se Klinika e Radiologjisë nga viti i kaluar ka bërë investime të shumta, fillimisht duke eliminuar rrjedhjen e rrezatimit.
“Kemi rinovuar ventilimin, i cili nuk ka funksionuar me vite, me çka janë eliminuar faktorët e rrezikut e në anën tjetër me renovinimin e hapësirave kemi krijuar kushte komode dhe më të mira për vendin e punës. Në anën tjetër, aparaturat janë funksionale, janë digjitale dhe me furnizim të rregullt me materiale shpenzuese, kemi mundësuar që procesi të shkojë më mirë, me aplikimin e principeve moderne të menaxhimit, ne kemi siguruar mbarëvajtjen e procesit, përmirësimin e procesit ë caktimit, përmirësimin e e procesit të realizimit të procedurave diagnostike dhe ato terapeutike, si dhe kemi krijuar shërbime të reja të cilat nga aspekti praktik kanë rezultuar dhe kanë sjellur deri te ulja e listave të pritjeve, por nga aspekti financiar i kemi mundësuar punëtorëve të zellshëm të jepin mundësi që vullnetin e tyre ta shprehin me punë dhe të gjenerojnë më tepër të ardhura në raport me të kaluarën”, tha Gjikolli.
E numri i spitaleve private në Republikën e Kosovës është në rritje. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë janë 1633 institucione shëndetësore private të licencuara, prej të cilave 26 janë spitale private.
Janë tri shtete me të cilat Republika e Kosovës ka marrëveshje për shërim jashtë vendit, ku vetëm Turqia ka një numër prej 100 rasteve të cilat ka ofruar t’i trajtojë falas për kosovarët.
Pandemia ka bërë që tashmë kjo mundësi të mos shfrytëzohet për nja kohë të pacaktuar, për shkak të situatës me COVID-19.
Ndërsa, vendet e tjera përveç Turqisë, me të cilat Kosova ka marrëveshje janë edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë