LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë femra dhe një mashkull për prostitucion në Prishtinë

Arrestohen pesë femra dhe një mashkull për prostitucion në Prishtinë

Policia ka arrestuar gjashtë persona në Prishtinë të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Sipas raportit të policisë janë arrestuar një mashkull dhe pesë femra.

Po ashtu janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione.


Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/