LAJMI I FUNDIT:

Richard Caplan dhe Daniel Serwer komentojnë përfshirjen e mundshme të Albright në dialogun Kosovë-Serbi

Richard Caplan dhe Daniel Serwer komentojnë përfshirjen e mundshme të Albright në dialogun Kosovë-Serbi

Ekspertët ndërkombëtar të politikës, profesorët Richard Caplan dhe Daniel Serwer, për Televizionin Dukagjini thonë se mos zbatimi i marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia nuk është diçka e re. Sipas tyre, ish sekretarja amerikane, Madeleine Albright është një diplomate serioze dhe e respektuar që ka njohurit e duhura për rajonin e Ballkanit dhe një përfshirje eventuale e saj do ta ndihmonte procesin.

Profesori Amerikan, Daniel Serwer, thotë se marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë nuk është historike dhe aspak serioze. Sipas Serwer, kjo përben një problem serioz.

“Nuk mendoj se është historike apo edhe e rëndësishme. Shumica e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë nuk respektohen plotësisht. Ky është një problem serioz”, deklaroi Serwer për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.


Rreth zërave për mundësinë e përfshirjes se Madeleine Albright ne dialog, Serwer thotë se ajo do te kishte shumë ndikim në këtë proces.

Ndërsa profesori nga Oxford University, Richard Caplan, thekson se Kosova dhe Serbia kanë një histori të mos respektimit të marrëveshjeve.

“Fatkeqësisht, ekziston një histori e moszbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së pari në 2013 dhe më pas në 2015, Beogradi dhe Prishtina arritën marrëveshje ne disa fusha, duke përfshirë energjinë, telekomunikacionin, kontrollet kufitare dhe komunat serbe. Pastaj në shtator të këtij viti, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Në të gjitha rastet ka pasur vetëm zbatim të pjesshëm të marrëveshjeve, gjë që është shumë zhgënjyese. Do të kërkohet një shtytje e re diplomatike. Sh.B.A mund të jenë të dobishme në këtë drejtim, por nuk pres që ajo të jetë në krye të agjendës së administratës së re të Biden, edhe pse Biden u interesua shumë për rajonin kur shërbeu si Senator i SH.B.A. Sidoqoftë, administrata e Biden mund të pritet të mbështesë përpjekjet shumëpalëshe me BE për të promovuar normalizimin. BE-ja duhet të kërkojë të përfitojë nga kjo mundësi për multilateralizëm.”

Sipas Caplan, në rast të përfshirjes të ish-ministres së Jashtme te SHBA-së Madeleine Albright ne dialog, ky veprim do të nxiste reagime tek serbët.

“Madeleine Albright është një diplomate serioze dhe e respektuar me një histori angazhimi në rajon. Sidoqoftë, ajo mund të perceptohet nga Beogradi si e njëanshme në favor të Kosovës, e cila mund të komprometojë efektivitetin e saj si ndërmjetëse”.

Janë bërë më shume 10 vite, qe kur ka filluar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë

Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Lajme
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori