Pavarësisht që ditëve të fundit ka pasur një ulje të rasteve të reja me coronavirus, numri i vdekjeve mbetet i lartë dhe në përgjithësi situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese.
E duke marrë parasysh këto statistika si dhe periudhën në të cilën gjendemi në prag të festave të fundvitit, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të ketë masa të reja gjatë kësaj periudhe.
Infektologu Hamdi Ramadani, mendon se masat antiCOVID-19 duhet të ashpërsohen edhe më shumë.
Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që të bëjë lirim të masave.
“Situatën epidemiologjike e kemi ende shumë të rëndë, pandemia është në rritje dhe përkeqësim edhe në vendin tonë sikurse edhe në vendet tjera të botës.
Mendoj që masat përkundrazi nuk guxojnë të lehtësohen, përkundrazi ato duhet të jenë edhe më kufizuese më rigoroze sepse vetëm në këtë mënyrë jepet mundësia që të luftohet pandemia COVID-19”, u shpreh Ramadani për Telegrafin.

Ai theksoi se masa e izolimit dhe kufizimit të lëvizjes, distanca sociale e bartja e maskës, mbeten si kryesore në luftimin e kësaj pandemie derisa në vendin tonë nuk ka nisur ende vaksinimi.
“Unë apeloj te qytetarët që të kenë durim edhe disa muaj 3-4 muaj deri sa të filloj edhe vaksinimi në vendin tonë që t’i respektojnë masat. Masat duhet të jenë më të ashpra, nuk jemi në situatë që të bëjmë lirim të masave sidomos për festat e fundvitit”, theksoi Ramadani.
Ramadani shtoi se jemi ende në mesin e vrullit, të pikut të valës së madhe të pandemisë COVID-19.
“Situata është e rëndë dhe nuk duhet lejuar grumbullimi i njerëzve. Gjermania, Franca e Italia janë futur në izolim total, as ne në vendin tonë nuk e kemi situatën më mirë”, tha ai.
Infektologu Ramadani duke folur edhe për çështjen e vaksinës antiCOVID-19, u shpreh se beson që kjo vaksinë do të nisë tu jepet qytetarëve në Kosovë në fillim të vitit 2021.
“Unë shpresoj që në fillim të muajit janar ose shkurt do të filloj vaksinimi edhe në vendin tonë, dhe kjo është një shpresë për mbarë botën që të merr një orientim drejt fundit të kësaj pandemie”, tha Ramadani.
Ndryshe, një numër vendesh evropiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pas një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat.
Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker