Agron Kollçaku një ditë pas varrimit të pesë të rinjve serb e malazez të vrarë në kafiterinë “Panda” në Pejë ishte arrestuar nga policia serbe.
Ai në “Debat Plus” thotë se nuk e ka pasur idenë pse është arrestuar.
“Nuk kam pasur asnjë komunikim me UÇK-në, por e kishim një polic të lagjes që dyshoj se ai i ka dërguar te unë. Në atë kohë unë vëllain e kam pasur në UÇK dhe mendoj se i kanë gjetur letërnjoftimet në Gllogjan”, tregon Kollçaku, përcjell Telegrafi.
“Ka qenë ora pesë e mëngjesit kur na kanë rrethuar shtëpinë. Nuk ka shkuar asnjë orë dhe më kanë arrestuar. Kanë ardhur direkt me emër dhe më kanë arrestuar. Për fat të mirë para familjes nuk më kanë rrahur. Kur kemi shkuar te Karagaçi aty kanë filluar maltretimet e deri në stacion policor”.
“Në stacion më kanë thënë: A nuk ju vjen turp se çfarë ju keni bërë fëmijëve. A nuk keni turp të vrisni fëmijët. Kanë vazhduar maltretimet: Ku ke qenë, çfarë keni bërë. Unë nuk e kish idenë çfarë po thonë. 48 orë qëndruam në “SUP” më pas na kanë dërguar në burg”.
Agroni tregon se deri në fillimin e bombardimeve të NATO-s vazhdimisht është maltretuar e më pas është dërguar në Leskovc.
Ai thotë se gjatë transferimit për në Serbi, ata janë ndalë në një shkollë fillore ku i kanë detyruar nxënësit të na rrahin.
“Te një shkollë fillore në Prokuple i kanë lëshuar nxënësit e shkollës fillore tetë vjeçare duke i urdhëruar të na rrahin. Iu kanë thënë këta janë ata që kanë vrarë të rinjtë serb në Pejë. Ne ishim me kohë poshtë e duart mbas shpine. Çfarë mund të bënim”, tregon më tej Agron Kollçaku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare