LAJMI I FUNDIT:

Mësohet e vërteta e sanimit të rrugës në Tetovë që u bë virale në internet

Mësohet e vërteta e sanimit të rrugës në Tetovë që u bë virale në internet

Kame Baçevski – edhe pse në moshën 68-vjeçare dhe me shëndet të rënduar, gjatë fundjavës me vetiniciativë e ka sanuar rrugën “Goce Dellçev”, njërën nga më të shkatërruarat në Tetovë, ndërsa pamjet e sanimit të rrugës u përhapën me të madhe në internet.

Ai thotë se iniciativën për t’i mbushur gropat në këtë rrugë, e ka marrë për shkak të bezdisjes dhe se çdo ditë ka parë se si shkatërrohen makina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me vite presim që komuna ta rregullojë këtë rrugë. E gjitha është e mbuluar me gropa, prej të cilave shumica janë të shumë të mëdha. Njerëzit i shkatërruan makinat, ndërsa edhe këmbësorët lëvizin me vështirësi. Duhet të kesh kujdes, pasi mund edhe të lëndohesh”, i tha Kame Baçevski portalit tetovoinfo.


Ai tha se ideja për t’i mbushur gropat, i ka ardhur pasi posedon kamion të vogël, duke shtuar se ka mbushur gropa në rrugë me 500 metra gjatësi.

“Materialin ma ka dhënë një kompani ndërtimore e cila punon rregullimin e rrugëve tek kazerma. Atje punohet dhe riparojnë rrugë. E pyeta dhe pas marrëveshjes kam marrë mbetjet nga asfalti me kamionin tim dhe me ndihmën e disa vullnetarëve i kemi sjellë në rrugën tonë”.

“Më kanë uruar njerëzit, por edhe taksistët pasi nuk do t’i shkatërrojnë makinat e tyre. Pasi përfunduam, më kanë ftuar edhe për punë për të bartur mobilje me kamionin tim”, tha ai.

Ndryshe, rruga “Goce Dellçev” e cila është e gjatë 1000 metra dhe i lidh lagjet e pjesës së vjetër të qytetit, është në gjendje mjaft të rëndë. Ndërsa pasi u përhapën pamjet e sanimit nga Kame Baçevski, ka pasur akuza dhe ironizime të shumta në drejtim të Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset

Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset

Lajme
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Kronika e Zezë
Kalo në kategori