LAJMI I FUNDIT:

Dzeko i lumtur me fitoren e thellë të Romës te Bologna: Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyeshme

Dzeko i lumtur me fitoren e thellë të Romës te Bologna: Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyeshme

Roma ka marrë një fitore tejet të lartë në udhëtim te Bologna, duk u rikthyer kësisoj te triumfi pas dy ndeshjeve të dobëta.

Giallorosët kishin humbur 4-0 nga Napoli dhe kishin barazuar 0-0 me Sassuolon, para se të triumfonin 1-5 në udhëtim te Bologna.


Në fakt çështja e fituesit u zgjedh në 45 minutat e para ku u shënuan të gjitha golat.

E kapiteni i Romës, Edin Dzeko është shprehur i lumtur pas ndeshjes, duke thënë se kanë bërë një lojë të shkëlqyeshme.

“Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Të luash këtu kundër Bolognës është gjithmonë e vështirë dhe ne sot kemi bërë një pjesë të parë të shkëlqyeshme”, tha Dzeko.

Boshnjaku u pyet edhe për bashkëpunimin e mirë që ka me zëvendës kapitenin e Romës, Lorenzo Pellegrinin.

Lorenzo Pellegrini dhe Edin Dzeko

“Pellegrini gjithmonë vjen prapa meje dhe i them të më kalojë topin. Deri më tani e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, por jo vetëm me Pellegrinin, por me gjithë futbollistët tjerë kuptohem për mrekulli”, tha Dzeko.

34-vjeçari ka arritur në kuotën e 111 golave me fanellën Romës, duke u bërë golashënuesi i tretë në histori.

“Mund të ishin 113 gola ose më shumë. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Kam humbur shumë gola të lehtë, le të shpresojmë që kam ruajtur disa për të enjten”, përfundoi Dzeko. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori