Ronald Koeman beson se ai ende ka mbështetjen e skuadrës së Barcelonës, të cilës ai i ka bërë thirrje të punojë shumë dhe të përmirësojë nivelet e tyre të përqendrimit në mënyrë që të shpëtojnë sezonin e tyre.
Ka qenë një javë e keqe për katalunasit, pasi ata vazhduan rënien e ritmit në La Liga me humbjen në Cadiz dhe humbën vendin e parë në grupet e Ligës së Kampionëve pasi u mposhtën 3-0 në shtëpi nga Juventusi.
Ekipi i Koeman mirëpresin Levanten në Camp Nou të dielën dhe trajneri holandez dëshiron të shohë një përgjigje nga lojtarët e tij.
“Ne duhet të përmirësojmë përqendrimin dhe të mbrohemi me më shumë intensitet”, ka thënë fillimisht Koeman për gazetën katalunase Sport.
“Unë nuk jam duke folur për sistemin. Ne pësuam 11 gola dhe ato janë penallti, gabime, gabime individuale”.
“Ne jemi skuadra që kemi krijuar më shumë mundësi në kampionat dhe kjo falë sistemit. Kemi lojtarë si Messi, Pedri dhe Griezmann. Ata kanë nevojë për hapësirë dhe liri. Dhe ne kërkojmë më të mirën për këta lojtarë me këtë sistem”.
“Jemi në një moment të vështirë në klub, jo vetëm në nivelin sportiv. Ka edhe shumë gjëra të tjera. Ne kërkojmë më të mirën në çdo mënyrë”.
“Unë e shoh skuadrën që është e etur dhe dëshiron të përmirësohet. Ata e dinë se ku duhet të shkojmë. Ju nuk mund të ndryshoni për dy ditë, duhet të punoni për t’u përmirësuar”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'