LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e City në ‘luftë’ për transferimin e Haaland

Unitedi e City në ‘luftë’ për transferimin e Haaland

Klubet evropiane duket se në verën e vitit të ardhshëm do të luftojnë për t’i siguruar shërbimet e Erlin Haalandit.

Ylli norvegjez po shkëlqen te Borussia Dortmundi me golat e tij, duke bërë që gjigantët evropianë të vihen pas tij.


Sipas asaj që raporton Daily Mail, në garë për transferimin e Haaland janë edhe Manchester United e City.

Të dy skuadrat angleze duan të transferojnë lojtarin e talentuar, mirëpo Dormundi nuk do e lëshojë aq lehtë.

Sipas mediumit anglez, skuadra gjermane do kërkojë rreth 100 milionë euro për kartonin e tij.

Edhe pse aktualisht klauzola e Haalandit është 75 milionë euro, Dortmundi nuk do e lëshojë atë pa i fituar plotë 100 milionë. /Telegrafi/